Skuadra shqiptare në Mal të Zi, Otrant Olimpik nga Ulqini, ka pësuar edhe një humbje.
Një humbje që ia ka përkeqësuar edhe më shumë bilancin në elitën e futbollit malazez.
Skuadra nga Ulqini në cilësinë e vendasit ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Mornari i Tivarit.
Për vendasit shënoi Valentin Rudoviq (12’) dhe për Mornarin Aleksandar Vujaçiq (84’), Andrija Kalluxheroviq (86’).
Pas javës së 10-të, Otrant Olimpik renditet në vend të tetë me 9 pikë dhe Mornari në të nëntin me 8 sosh.