Mbrojtësi shqiptar shënon gol në Champions League

Futboll

Mbrojtësi shqiptar shënon gol në Champions League

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 19:54
Gjimshiti

Berat Gjimshiti është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Atalanta, po luan momentalisht në Gjermani përballë Shakhtar Donetsk. Sfida momentalisht është 0-1 në favor të italianëve.

Ishte pikërisht Berat Gjimshiti ai që kaloi bergamaskët në avantazh.

Pas një aksioni mjaft të bukur, Lookman dërgoi një top në zonë për mbrojtësin shqiptar, me këtë të fundit që luajti mjaft mirë rolin e bomberit dhe e dërgoi atë në fundin e rrjetës.

I kthyer në një nga pikat kyçe në repartin e mbrojtjes, Gjimshiti vazhdon që të bëjë më shumë. Tashmë, kapiteni i Kombëtares shqiptare po shënon dhe gola të rëndësishëm në një kompeticion si Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat