Nuhiu me fat

Futboll

Nuhiu me fat

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 20:10
Nuhiu

Skuadra e Gjilanit gjatë fundjavës të kaluar mposhti Prishtinën në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Ardian Nuhiu u shpëtoi një incidenti të vogël.

Gjatë një interviste për mediat lokale në Gjilan, reklama e klubit nga Anamorava ishte afër t’i binte në kokë trajnerit.

Ishin milimetrat që e shpëtuan trajnerin e Gjilanit, sepse mund ta lëndonte vërtetë nëse kjo reklamë përfundonte në kokën e tij.

Gjilani gjatë këtij sezoni të ri në Superligë, deri tani ka grumbulluar tetë pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat