Sheshko kërcënon Juven: Unë di si t’i bëj keq

Futboll

Sheshko kërcënon Juven: Unë di si t’i bëj keq

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 20:11
Benxhamin Sheshko

Benxhamin Sheshko quhet kërcënimi më i madh i Juventusit në sfidën ndaj Lajpcigut.

Sulmuesi slloven e bën këtë gjë fillimisht përmes mediave, përpara se ta bëjë në fushë. Në intervistën e dhënë përpara ndeshjes Sheshko thotë se e di shumë mirë se si mund t’i bëjë keq “Zonjës së Vjetër”.

“Juventusi dhe futbolli italian në përgjithësi është i famshëm për stabilitetin në mbrojtje.

Për këtë gjë bardhezinjtë janë shumë të fortë, por gjithashtu kanë edhe shumë cilësi në sulm.

Ne megjithatë, i kemi idetë e qarta dhe dimë se si mund ti bëjmë keq”, shprehet fillimisht Sheshko që më pas bën një koment edhe për futbollin italian ku përveç Juves në Ligën e Kampionëve do të përballen edhe me Interin e Simone Inzagit, kundërshtar i vazos së parë.

“Gjithmonë ka qenë një nga kampionatet më të mirë në Europë. Në nivel ndërkombëtar, lojtarët italianë kanë shumë eksperiencë dhe për këtë arsye sfidat me Juventusin dhe Interin për ne do të jenë një stimul më shumë. Ne duam të bëjmë mirë në të dyja ndeshjet”, përfundoi Seshko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat