Gjimshiti shënon në Champions League, Atalanta bindëse 

Futboll

Gjimshiti shënon në Champions League, Atalanta bindëse 

Nga: K.G. Më: 2 tetor 2024 Në ora: 20:33
Gjimshiti

Shakhtar Donetsk ka pësuar humbjen e parë e Atalanta shijoi fitoren e parë pas barazimit në start të Champions League.

Skuadra nga Bergamo ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Shakhtar Donetsk nga Ukraina, në kuadër të xhiros së dytë.

Gjimshiti ka shënuar në minutën e 21-të, duke realizuar edhe Lookman (44') e Bellanova (48').

Futbollisti shqiptar është zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin Gelsenkirchen në Gjermani.

Atalanta ka 4 pikë e skuadra ukrainase 1 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat