Shakhtar Donetsk ka pësuar humbjen e parë e Atalanta shijoi fitoren e parë pas barazimit në start të Champions League.
Skuadra nga Bergamo ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Shakhtar Donetsk nga Ukraina, në kuadër të xhiros së dytë.
Gjimshiti ka shënuar në minutën e 21-të, duke realizuar edhe Lookman (44') e Bellanova (48').
Futbollisti shqiptar është zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin Gelsenkirchen në Gjermani.
Atalanta ka 4 pikë e skuadra ukrainase 1 sosh.