Edon Zhegrova protagonist, me shokë e gjunjëzon Realin! Bayern kokulur, Liverpool e Juventus ballëlart

Futboll

Edon Zhegrova protagonist, me shokë e gjunjëzon Realin! Bayern kokulur, Liverpool e Juventus ballëlart

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 tetor 2024 Në ora: 20:43 Përditësuar në ora: 22:58 më 02.10.2024
Pamje nga ndeshja LIlle - Real

Aston Villa befason

Senzacion, Lille para shikuesve të vet e ka mposhtur super favoritin Real Madridin, me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së dytë të Champions League në futboll. 

Reprezentuesi i  Kosovës, Edon Zhegrova është paraqitur nga minuta e parë dhe ka treguar lojë të madhe, herë - herë ka kërcënuar me goditje portën e kampionit në fuqi të Evropës.

Real Madridit luftojë deri në pikë e fundit por nuk shënuan në portën e skuadrës vendase.

Image

Renditja

Në minutën e 44-të, 'Edon ZHegrova goditi nga gjuajtja e lirë rreth 17 metra dhe Camavinga ka luajtur me dorë, pas shikimit të VAR gjyqtari akordoi penallti. 

Në minutën e 45+3 Jonathan David shënoi nga penalltia, 1:0 për Lillen.

Rezultatet
Aston Villa – Bayern 1:0 (0:0)
Benfica - Atletico Madrid  4:0 (1:0)
Dinamo Zagreb –Monaco  2:2 (1:0)
Lille - Real  1:0 (1:0)
Liverpool – Bologna 2:0 (1:0)
Leipzig – Juventus  2:3 (1:0)
Sturm - Club Brugge  0:1 (0:1)

Benfica ka treguar lojë shumë të mirë duke e mposhtur me rezultat 4:0 Atletico Madridin. 

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll kthehet duarthatë nga Lisbona.

Akturkoglu shënoi në minutën e 13-të, Di Maria në atë të 52-tën, Bah (75’) e Kokcu (84’).

Aston Villa në BIrminhgan e trand me rezultat 1:0 Bayern Munihun.

Futbollisti Jhon Duran trand Bayernin, duke shënuar në minutën e 79-të.

Liverpooli ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Bologna-s.

Golat i realizuan Mac Allister (11’) e  Salah (75’).

Leipzig ka pësuar humbje si vendas me rezultat 3:2 nga Juventusi.

Sesko shënoi në minutën e 30-të dhe të 64-tën nga penalltia për Leipzigun dhe Vllahoviq ka realizuar në minutën e 50-të, 69-tën e Conceicao (83’) për Juven.

Portieri i Juventusit Di Gregorio është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 59-të. 

Kapiteni Arijan Ademi është paraqitur nga minuta e parë për Dinamon e Zagrebit.

Dinamo ka barazuar me rezultat 2:2 mme Monacon. Për Dinamon realizuan Suçiç (45+3') e Baturina (66') dhe për Monacon shënuan Salisu (75') e Zakaria (90’ – nga penalltia). 

Ademi është zëvendësua rnë minutën e 63-të. 

Kapiteni Ademi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 38-të.

Benfica fiton me rezultat të thellë

(E plotësuar) - Minuta e fundit.

85' Ndeshejt po shkojnë drejt fundit.

80' Ndeshje të forta.

79' Jhon Duran traand Bayernin, Aston Villa në epërsi. 

75' Bah  shënon për 3:0 për Benfica-n.

Rezultatet
Aston Villa – Bayern 1:0 (0:0)
Benfica - Atletico Madrid  4:0 (1:0)
Dinamo Zagreb –Monaco  2:2 (1:0)
Lille - Real  1:0 (1:0)
Liverpool – Bologna 2:0 (1:0)
Leipzig – Juventus  2:3 (1:0)
Sturm - Club Brugge  0:1 (0:1)

74' Salah  shënoj për Liverpolin, 2:0.

69' Vllahoviq realizon për 2:2.

Portieri i Juventusit Di Gregorio është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 59-të. Sesko shënoi golin e dytë personal në ndeshje, kësaj radhe nga penalltia në minutën e 64-të. 

63' Reali nuk po ia xdel deri me tash.

55' Lojëra të mira.52' Di Maria shënon për Benfica-n.

50' Vllahoviq ka shënuar për Juven.

50' Pjesët e dyta pritet të jenë më të mira.

47' Reali në presion.

Përfundojnë pjesët e para.

45+3' Jonathan David shënoi nga penalltia, 1:0 për Lillen.45' Atletico është në presion, po pëson humbje me 1:0. Autor i golit për Benfica-n  është Akturkoglu në minutën e 13-rtë

44 'Edon ZHegrova goditi nga gjuajtja e lirë rreth 17 metra dhe Camavinga ka luajtur me dorë dhe penallti. 

42' Liverpooli po avancon me golin e Mac Allister në minutën e 11-të dhe Leipzig realizoi në minutën e 30-të përmes Seskos. 

37' Reali ende nuk po shënon.13' LIverpoli në epërsi.

1' Fillojnë ndeshjet.

Dramë në Girona, dy autogola e dy penallti të humbura por fitorja i takon Feyenoordit

Skuadra holandeze Feyenoord ngadhënjeu në udhëtim, me rezultat 3:2 ndaj Girona-s, në ndeshjen e xhiros së dytë të Champions League. 

Ndeshje me rivalitet e pesë gola, dy penallti të humbura.

Për Feyenoord realizuan Herrera (23' - autogol), Milambo (33'), Krejci (79'-autogol) dhe për Girona-n shënuan Lopez 919') e van de Beek  (74').

Miovski i Girona-s dështoi nga penalltia në minutën e 67-të, sikur edhe ai i Feyenoord Ueda në atë të 36-tën.

Girona ka pësuar humbjen e dytë dhe Feyenoord pas humbjes në start shijoi fitoren e parë..

Arbër Hoxha e nis sfidën nga stoli

Arbër Hoxha e nis sfidën nga stoli!

Janë publikuar formacionet zyrtare të 5-sfidave të mbrëmjes të vlefshme për raundin e dytë në Ligën e Kampioneve.

Kampionët në fuqi, Real Madridi do të kërkojë fitoren e dytë radhazi, kësaj herë kundër Lilë një kundërshtar disi i lehtë për madrilenët. Liverpuli do të përballet me Bolonjën, skuadër e cila debutoi për herë të parë këtë sezon në Champions.

Ndërkohë sfidë interesante është ajo mes Benfikës dhe Atletiko Madrid. Arbër Hoxha që luan me Dinamo Zagrebin do ta nisë sfidën nga stoli kundër Monakos.

Gjimshiti shënon në Champions League, Atalanta bindëse 

Shakhtar Donetsk ka pësuar humbjen e parë e Atalanta shijoi fitoren e parë pas barazimit në start të Champions League.

Skuadra nga Bergamo ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Shakhtar Donetsk nga Ukraina, në kuadër të xhiros së dytë.

Gjimshiti ka shënuar në minutën e 21-të, duke realizuar edhe Lookman (44') e Bellanova (48').

Futbollisti shqiptar është zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin Gelsenkirchen në Gjermani.

Atalanta ka 4 pikë e skuadra ukrainase 1 sosh.

Zhegrova starton përballë Real Madridit!

Zhegrova starton përballë Real Madridit!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Lille dhe Real Madridit.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e dytë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

Nga minuta e parë për Lille do të startojë ylli kosovar, Edon Zhegrova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat