Trajneri Karlo Ançeloti vendosi të mbante në stol Kilian Mbape për startin e ndeshjes ndaj Lilës, duke aktivizuar nga minuta e parë djaloshin brazilian Endrik.
Kësisoj, tekniku italian i mundësoi adoleshentit që të shkruante një rekord të rëndësishëm për Real Madrid.
Duke u aktivizuar sot nga minuat e parë, Endrik u bë lojtari më i ri në Ligën e Kampioneve si titullar i Real Madrid, për vetëm 5 ditë ndryshim nga rekordi i mëparshëm që mbahej nga legjenda Raul.
Spanjolli kishte qenë më i riu që vishte nga minuta e parë fanellën legjendare në këtë turne, në moshën 18 vjeç e 78 ditë. Endrik, në moshën 18 vjeç e 73 ditë, bëri të tijin këtë rekord.