Portali i specializuar WhoScore e ka vendosur mbrojtësin kuqezi në 11-shen e muajit
Një shtator për t'u mbajtur mend për Ardian Ismajlin për sa i përket paraqitjeve në mbrojtje.
Qendërmbrojtësi shqiptar ka kontribuar në paraqitjen e shkëlqyer të Empolit, i cili ka pësuar vetëm dy gola që nga fillimi i kampionatit.
Duke konfirmuar atë që u tha, janë edhe shifrat dhe të dhënat nga portali i specializuar WhoScored, i cili e përfshiu Ismajlin në top 11-shen e muajit shtator. Në krah të tij është një shtyllë e kampionatit italian si Bremer, me rezultatin 7.4, madje më i ulët se ai i mbrojtësit kuqezi që është 7.6.
Në tri ndeshjet e luajtura në shtator bie në sy nota 8.32 e marrë ndaj Cagliarit, falë edhe 12 dueleve ajrore. Në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës, megjithatë, Ismajli bëri 10 spastrime.
Megjithatë, rekordi disiplinor është ende i papërlyer, me mbrojtësin shqiptar që ende nuk ka marrë asnjë karton të verdhë.