De Ligt mbron Ten Hag: Di si t'i motivojë lojtarët e tij

Futboll

De Ligt mbron Ten Hag: Di si t'i motivojë lojtarët e tij

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 22:34
De Ligt

Mbrojtësi holandez i Manchester United, Matthijs de Ligt ka folur për momentin e skuadrës pas humbjes 0-3 kundër Tottenhamit:

"Deri më tani nuk kemi grumbulluar shumë pikë. Kjo reflektohet në besimin e të gjithëve. Çdo lojtar e di se besimi është një nga gjërat më të rëndësishme në futboll. Kemi gjithashtu një ekip me shumë lojtarë të rinj dhe është e qartë se ka gjëra që mund të përmirësohen”.

Ten Hag duket gjithnjë e më shumë nën presion, por De Ligt thotë:

"Unë nuk e kuptoj këtë. E shoh që ai mbetet i qetë, vazhdon të bëjë të njëjtat gjëra. Është ende në gjendje të motivojë lojtarët. Futbolli është gjithashtu një sport i veçantë. Ai mund të shkojë në favorin tuaj dhe më pas, nga hiçi, mund të shkojë keq. Në këtë moment shpesh na shkon keq. Edhe kundër Tottenhamit, kur ishim 1-0, ne patëm mundësitë tona për të barazuar”.

De Ligt ka bashkëpunuar me sukses me Ten Hag te Ajax: "Qasja është kryesisht e njëjtë. Vetëm se konkurrenca e Ajax në Eredivisie është shumë e ndryshme nga ajo e Premier League. Këtu kërkohet shumë më tepër nga ju si ekip.

Pothuajse çdo ekip këtu ka një trajner që është në një nivel të caktuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat