Gjatë afatit kalimtar të verës 2024, Edon Zhegrova ishte në radarët e Manchester United dhe Fulham, pasi të dyja skuadrat kërkonin të arrinin një marrëveshje për sulmuesin e Lilles.
Zhegrova, i cili kishte shkëlqyer në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve, tërhoqi vëmendjen e këtyre klubeve angleze.
Megjithatë, Lille vendosi ta mbante lojtarin dhe e mbylli derën për çdo transferim të mundshëm, përfshirë edhe interesimin e Manchester United.
Zhegrova ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2026 dhe do të kishte qenë i hapur për një transferim në Premier League nëse do të ishte bërë një ofertë konkrete.
Por duket se klubi gjigand anglez nuk do largohet nga gara, dhe United do tentoj të transferoj Zhegrovën në janar me Erik Ten Hag i cili po vuan pas formës së dobët të Antony.