Lasana Kulibali është kthyer shumë shpejt në një emër të rëndësishëm te skuadra e Leçes.
Mesfushori nga Mali formon bashkë me Ylber Ramadanin dyshen e qendrës së mesfushës së klubit të Serisë A dhe ka mundësinë të tregojë të gjithë aftësitë e tij.
Lojtari është përshtatur mjaft mirë në skuadrën e re pas transferimit nga Salernitana dhe tregon se meritë e kësaj është pikërisht kombinimi me Ramadanin për të cilin nuk ka kursyer elozhet në intervistën në mediat italiane.
“Ndjehem mjaft mirë me të, është e rëndësishme. Unë dhe Ramadani e dimë se sa e rëndësishme është një lojtar për të gjithë ekipin. Ai nuk dorëzohet kurrë, nuk lë asgjë, Më pëlqen të luaj më lojtarë si ai”, tha Kulibali duke folur për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.