Maldini Kacurri debutoi me Arsenalin, më 25 shtator kundër Bolton, sfidë e fituar 5-1 nga “Topçinjtë”. Moment historik për mbrojtësin shqiptar, që ka marrë shumë urime pas debutimit.
Më i veçanti është nga Paolo Maldini. Ish-mbrojtësi komentoi “Urime Maldini” në postimin e Kacurrit, që mban emrin falë legjendës së Milanit.
“Moment krenarie për mua dhe familjen time që të debutoja me Arsenalin, eksperiencë e paharrueshme.
Do vazhdojmë të punojmë”, shkruante Kacurri në postimin pas ndeshjes në “Carabao Cup”.
Dje ishte i gatshëm për Arsenalin në ndeshjen e Ligës së Kampioneve përballë PSG-së, që u fitua 2-0.