Shkëlqeu ndaj Realit, Zhegrova: Ishte ëndërr

Futboll

Shkëlqeu ndaj Realit, Zhegrova: Ishte ëndërr

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 09:35
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ishte i jashtëzakonshëm në përballjen ndërmjet Lile dhe Real Madridit, e vlefshme për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve të cilën skuadra franceze e fitoi me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi David në fund të pjesës së parë nga penalltia e cila erdhi për shkak të një prekje me dorë brenda zonës pas një goditje të lirë të Edon Zhegrovës.

Reprezentuesi kosovar ishte i jashtëzakonshëm gjatë gjithë 90 minutave dhe në fund u shpall si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Për këtë çmim dhe paraqitjen e tij, Zhegrova ka reaguar pas ndeshje duke thënë se “ishte një ditë historike për klubin por edhe një ëndërr që të luajë në këto nivele”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat