Dy shqiptarë ftohen nga Zvicra për ndeshjen ndaj Serbisë

Futboll

Dy shqiptarë ftohen nga Zvicra për ndeshjen ndaj Serbisë

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 10:53
Granit Xhaka

Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e tetorit në UEFA Nations League.

Murat Yakin ka ftuar dy lojtarë shqiptarë për këto dy takime, ndaj Danimarkës dhe Serbisë.

Granit Xhaka është shqiptari i parë i ftuar dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Serbisë.

Në këtë listë është edhe emri i Andi Zeqirit që kthehet te Kombëtarja “Helvetike” pas një vjet mungesë.

Kombëtarja e Zvicrës udhëton në Beograd më datën 12 tetor për të luajtur ndaj Serbisë, kurse ndeshjën e dytë ndaj Danimarkës e pret në shtëpi më datën 15 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat