Prokuroria: Interi financonte ultrasit

Futboll

Prokuroria: Interi financonte ultrasit

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 11:20
Tifozët

Gjithnjë e më shumë po dalin informa cione dhe detaje të tjera nga hetimi që çoi në prangosjen e drejtuesve të tifozëve të organizuar të Interit dhe Milanit.Prokurorët nuk kanë qenë aspak të butë me qëndrimin që ka mbajtur klubi i Interit ndaj tifozit ultras Marko Ferdiko, që ka përfunduar në burg 2 vite më parë.

Klubi i Interit i dorëzohet presionit të tifozit kur kërkon të marrë më shumë bileta, që në fakt janë më shumë të ardhura për të dhe ultrasit e tjerë. Prokuroria e Milanon tregon edhe të gjitha pikat që çuan në hapjen e procedure për parandalimin e klubit zikaltër, por edhe për Milanin.

“Problemi për Interin duket se lind nga një profil organizativ. Në fakt bëhet fjalë për heqjen e situatave toksike që kanë krijuar terrenin e favorshëm që në një mjedis sportiv të shndërrohet në një biznes të paligjshëm. Ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm duke larguar faturat e larta apo gjysmë të larta të tifozëve. Nuk rregullohet pa ndryshuar asgjë në sistemin organizativ. Nëse organizata do të mbetej e pandryshuar edhe të tjerët që do të vijnë do të gjenin të njëjtat kushte toksike dhe si paraardhësit e tij. Sistemi i paligjshëm do të ishte i destinuar që të përjetësohej”, shkruhet në dosjen e prokurorisë.

Tek Interi ka një lloj kulture biznesi, domethënë një grup rregullash, një mënyrë për të menaxhuar dhe drejtuar kompaninë, një kontekst mjedisor i ndërthurur edhe me konventa të heshtura, të rrënjosura brenda strukturës së personit juridik, të cilat në fakt kanë favorizuar individë nën hetim për krime të rënda që kanë mundur të depërtojnë në strukturën e kësaj skuadre”.

Kështu klubi kampion i Italisë ka financuar ultrasit në një farë mënyre duke i ndihmuar ata që të kryenin biznese të paligjshme. Deri më sot, pavarësisht arrestimit të 19 tifozëve ultras të Interit dhe Milanit dhe shumë emrave të përveçëm si Inzagi, Zaneti apo Kalabria, ende nuk ka asnjë hetim për këta të fundit dhe për klubet. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por me shumë mundësi do të merren në pyetje nga prokuroria për të treguar edhe ata versionin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat