Messi fiton trofeun e 46-të në karrierë

Futboll

Messi fiton trofeun e 46-të në karrierë

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 11:21
Lojtarët

Messi fiton trofeun e 46-të në karrierë!

Dygolësh, fitore dhe trofe. Gjithçka shkon në mënyrën e duhur për Inter Miamin dhe Lionel Messis, i cili fitoi trofeun e 46-të të karrierës së tij.

“Pleshti” ngriti në qiell “Mburojën e Mbështetësit”, një trofe i garantuar për skuadrën e MLS-së me numrin më të madh të pikëve në sezonin e rregullt, duke festuar me bashkëlojtarët e tij dhe veçanërisht me Luis Suarez, shënuesin e golit tjetër të shënuar ndaj kampionëve në fuqi Columbus Crew.

Inter Miami mposhti 3-2 Columbus Crew dhe me këtë sukses, përfiton faktorin fushë në ndeshjet e Play Off-it që do të vendosin se kush do të fitojë kampionatin, duke filluar nga fundi i tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat