Lista e Gjermanisë

Futboll

Lista e Gjermanisë

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 11:23
Nagelsman

Më 11 tetor Gjermania udhëton drejt Bosnje Hercegovinës ndërsa tre ditë më pas pret në shtëpi Holandën për të zhviluar takimet e radhës të vlefshme për Nations League.

Për këto dy takime komisari teknik i Gjermanisë ka shpallur listën e të grumbulluarve, e cila pritej me shumë kureshtje pasi me publikimin  e saj janë shuar disa pikëpyetje.

Kështu në portë konfirmohet fakti se Janis Blasvish do të jetë portieri i tretë.

Ndërsa në këtë list spikat edhe prania e Gnabri. “Serzh ka kaluar një periudhë të keqe vitin e kaluar pasi ka pësuar shumë dëmtime dhe për rrjedhojë humbi edhe formën.

Tani e kam vënë re se po rikuperon mjaft mirë pasi prej muajsh po luan mirë dhe nuk po dëmtohet”, tha trajneri i Kombëtares gjermane.

Të grumbulluarit për ndeshjet me Bosnje&Hercegovinën dhe Holandën:  

Në portë: Oliver Bauman, Janis Blasvish, Aleksandër Nybel

Në mbrojtje: Valdemar Anton, Benjamin Henrishs, Joshua Kimish, Robin Koh, Maksimilian Mitelshted, David Raum, Antonio Rydiger, Niko Shloterbek, Xhonatan Tah

Në mesfushë: Robert Andrish, Kris Fyhrish, Paskal Gros, Xhamal Musiala, Aleksandar Pavloviç, Anxhelo Shtiler, Florian Virc

Në sulm: Serzh Gnabri, Kai Haverc, Deniz Undav, Tim Klajndienst.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat