Conte: Te Napoli, pasioni i tifozëve është motivim

Futboll

Conte: Te Napoli, pasioni i tifozëve është motivim

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 11:32
Conte

Napoli është rikthyer protagonist në Serie A, duke kryesuar renditjen dhe meritë për këtë ka edhe trajneri Antonio Conte. Pas bjerjeve të minutës së fundit në merkato, ai po sheh frytet e para të punës së tij. Entuziazmi te tifozët është i madh, ndoshta i tepërt edhe për vetë trajnerin.

Në prag të ndeshjes ndaj Como, trajneri Conte tha: “Pasioni i tifozëve është motivim dhe ne duam ta ndajmë këtë entuziazëm. Dua që djemtë ta ndiejnë këtë presion për të marrë një përgjegjësi. Napoli jeton me pasion dhe ajo përfshin këdo që është këtu. Ndaj, angazhimi nuk duhet të mungojë kurrë”.

Trajneri i Napolit duhet të menaxhojë epërsinë: “E dimë mirë që jemi në fillim dhe siç them gjithmonë është paksa periudhë përshtatjeje për të gjitha skuadrat. Për ne është e rëndësishme që edhe në një periudhë përshtatjeje të kesh hyrë në shinat e duhura. Kjo të bën të ndihesh më i qetë edhe kur ka disa momente më të vështira”.

“Ne vazhdojmë të besojmë në rrugën që jemi, duke u rritur në dëshirë dhe në të gjitha konceptet taktike, duke u zgjeruar edhe në tema të tjera. Duhet të them se jam shumë i kënaqur sepse kam kënaqësinë të punoj me një grup që më jep disponueshmëri të gjerë”, tha Antonio Conte.

Trajneri pret versionin më të mirë të Lukakut: “Ai po punon, ka filluar të bëjë të njëjtat ngarkesa si shokët e tij të skuadrës. Ka nevojë për punë specifike sepse “makina” e tij është e ndryshme nga shumë të tjera, por tani ai ka filluar të jetë në gjendje të mirë. Është i integruar në mënyrë perfekte dhe për mua në fushë ai është dikush që, përtej çdo gjëje tjetër, gjithmonë ndryshon ekuilibrin“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat