Zvicra po përgatitet për ndeshjet e tetorit, fillimisht më 12 tetor në Leskovc kundër Serbisë dhe pastaj më 15 tetor ndaj Danimarkës.
Kapiteni Granit Xhaka është në super formë dhe pritet të zbarkojë në Leskovc të Serbisë.
Çfarë thotë selektori i Zvicrës, Yakin Murat, do të jetë Xhaka apo jo në Serbi?
“Ne nuk e diskutuam atë. Kjo është një histori e vjetër. Ne përqendrohemi te futbolli.
Nuk mund të ndikojmë asgjë tjetër”, thotë Yakin.
“Mungesa e Xhakës për ndeshjen si mysafir në Serbi nuk ishte asnjëherë opsion për Yakinin”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.