Motta: Këta lojtarë kanë kurajë, natë fantastike

Futboll

Motta: Këta lojtarë kanë kurajë, natë fantastike

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 11:57
Thiago Motta

Nuk ka se si të mos jetë i lumtur me skuadrën Thiago Motta, i cili pas ndeshjes ka vetëm komplimenta për lojtarët e tij. Kurajë është fjala që ai ka përdorur më së shumti pas triumfit në transfertë dhe me 10 lojtarë ndaj Lajpcigut.

“Një natë fantastike edhe në pjesën e parë ku gabuam disa detaje. Në pjesën e dytë edhe pse luajtëm me 10 lojtarë bëmë një paraqitje të mirë. Djemtë treguan kurajë, ishin të bindur që të vazhdonin të sulmon dhe t’i bënin keq kundërshtarit.

Edhe me një lojtar më pak, ndjesia ishte që të sulmonin dhe jo të ktheheshim pas. Kemi bërë mirë deri në minutën e fundit”.

Në fund trajneri pyetet edhe se deri ku mund të arrijë Juvja në Champions, por preferon të japë një përgjigje diplomatike.

“Është shumë herët për ta zbuluar. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha ndër të tjera trajneri i “Zonjës”, Motta, i cili për dy lojtarët e dëmtuar nuk zbuloi detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat