Një Erik ten Hag sfidues ka këmbëngulur se Mançester Junajtid do të zgjidhë problemet e tyre dhe do ta kthejë në një sukses këtë sezon. Drejtuesit e klubit po e mbështesin trajnerin holandez pavarësisht paraqitjes së turpshme në humbjen 3-0 të së dielës në shtëpi ndaj Totenhemit në Premier Ligë.
Por ndeshjet e vështira në Porto dhe me Aston Vilën këtë javë e kanë rritur presionit mbi holandezin përpara pushimit ndërkombëtar. “Ne do ta kthejmë në sukses këtë sezon”, tha Ten Hag përpara ndeshjes së sotme të Ligës së Europës.
“Asgjë nuk është e lehtë, por kjo nuk është asgjë për mua për t’u panikosur” shtoi ai.
“Ne mund t’i zgjidhim problemet, ky ekip mund ta zgjidhë këtë”.
Pozicioni i Ten Hagut ishte gjithashtu i pasigurt gjatë verës, me kandidatë të shumtë që u intervistuan për ta zëvendësuar atë, por ai këmbëngul se ka besimin e atyre që vendosin për fatin e tij. I pyetur nëse mendon se do të jetë ende në punën e tij nëse dy ndeshjet e ardhshme shkojnë keq, Ten Hag tha: “
Nuk po mendoj për këtë, nuk jam në ankth. Ne kemi krijuar një bashkim në verë me pronarët dhe udhëheqjen.
Ne e bëmë këtë marrëveshje dhe të gjithë ishim pas. Ne e dimë se strategjia është për të sjellë lojtarë të rinj në një periudhë tranzicioni.
Ata gjithashtu e dinë se në maj, në gjashtë sezonet e mia të fundit, ka pasur gjithmonë trofe dhe kjo është ajo që ne synojmë. Nëse humb besimin, humbet gjithçka. Duhet të vazhdojmë dhe t’i përmbahemi planit. Për një periudhë të gjatë ne jemi në tranzicion te Mançester Junajtid.
Që nga momenti kur hyra, ne e dinim se duhej të ndryshonim. Duhet të zëvendësonim disa lojtarë më të vjetër. Zgjedhja jonë ishte të sillnim lojtarë të rinj dhe kjo kërkon kohë për të dërguar mesazhet në bord, për të ndërtuar një model loje dhe për të futur një kulturë të re. Kjo kërkon kohë. Ndërkohë që duhet të fitosh dhe mendoj se kemi dëshmuar në dy vitet e fundit që ne fitojmë. Unë kam dëshmuar në karrierën time se gjithmonë do të fitoj. Gjashtë vitet e fundit kam tetë trofe”.