FFK vjen me një postim për Zhegrovën

Futboll

FFK vjen me një postim për Zhegrovën

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 12:25
FFK vjen me një postim për Zhegrovën

Edon Zhegrova ka qenë mbrëmë fantastik kundër Real Madridit, të cilin me shokët e tij të Lillet e mposhtën me rezultat 1:0, në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

E këtë paraqitje të shkëlqyeshme të yllit kosovar e ka përshëndetur tek sot Federata e Futbollit të Kosovës, më shumë se 12 orë pas përfundimit të ndeshjes.

Shtëpia e futbollit kosovar erdhi me një postim për 25 vjeçarin në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke i përmendur edhe statistikat e tij të detajuara.

Ndërkohë, nuk kanë munguar komentet kritikuese nga tifozët ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës në postimin e saj për Zhegrovën.

"Zhegrova ka vazhduar shkëlqimin me formën e tij.

10-shi i Kombëtares së Kosovës mbrëmë u shpall “Lojtari i ndeshjes” në përballjen e ekipit të tij, LOSC Lille, kundër klubit mbretëror Real Madrid, në kuadër të garës më të madhe të klubeve, Ligës së Kampionëve, të cilën e fituan me rezultat 1:0.

Zhegrova në këtë ndeshje luajti për 90 minuta dhe ishte lojtari kyç në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij, me 62 prekje me topin, 88% saktësi të pasimeve dhe shtatë duela të fituara", shkruan në faqen e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat