Evertoni po pret me padurim rikthimin e Armando Brojës, sidomos në këtë situatë ku ekipi është në zonën e ftohtë në Premier Ligë.
Me pronarët e rinj, shpresat për të rregulluar këtë sezon janë ngjallur, ndërsa kjo vlen edhe për lojtarët që janë në skuadër.
Armando Broja u huazua me të drejtën e blerjes nga Evertoni në limitet e merkatos, por pyetja që lind është:
Kur do të jetë gati Armando Broja? Sipas asaj që gazeta mëson, dëmtimi i Brojës ka një fazë rikuperimi që zgjat 10 javë, të paktën kjo është komunikuar nga stafi mjekësor i Evertonit.
Armando u bashkua me klubin e ri në fillim të muajit shtator dhe me llogaritë që bëhen, ai pritet të rikthehet në fushë në mesin e muajit nëntor, për të përmbushur kohën prej 10 javësh rikuperim.
Të gjithë janë kurioz sesi do të shkojë aventura e re e tij tek Evertoni, por gjithashtu edhe tifozët shqiptarë mezi presin që ta shohin atë në fushë me fanellën e Kombëtares. Kjo do të thotë se Broja do të jetë gati edhe për dy ndeshjet e fundit që Shqipëria do të luajë në shtëpi në muajin nëntor, më 16 dhe 19.