Bekim Kamberi i Struga Trim Lum ftohet nga trajneri Kanatllarovski

Futboll

Bekim Kamberi i Struga Trim Lum ftohet nga trajneri Kanatllarovski

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 13:00
Bekim Kamberi

Mesfushori i Struga Trim Lum, Bekim Kamberi për herë të parë është ftuar nga seleksionuesi i përfaqësueses shpresa të vendit, Dragan Kanatllarovski, për të qenë pjesë e ndeshjeve të tetorit, që “verdhekuqtë” do ti zhvillojnë kundër Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Kamberi së fundmi është rritur shumë si futbollistë, kjo falë edhe minutazhit që po merr nga trajneri Qatip Osmani, teksa i njëjti është paraqitur në të gjitha 8 ndeshjet e këtij edicioni, duke kaluar në fushë plotë 551 minutë.

Ai gjithashtu ishte titullarë edhe në ndeshjen e raundit të parë të Kupës kundër Slloga Vinica, kur edhe arriti të shënojë golin debutues me fanellën e Struga Trim Lum.

Pikërisht paraqitjet e tij të këtij edicioni, bënë që Kanatllarovski të dërgojë ftesë për këtë futbollistë 20-vjeçar, që posedon edhe pasaportë daneze.

Pa dyshim është ky një vlerësim për vetë futbollistin, por në përgjithësi edhe për ekipin strugan, që në këtë mënyrë kontribuon për ekipin futbollistik të Maqedonisë U21, që këtë muaj do të zhvillojë dy ndeshje.

Fillimisht me 11 tetor në Shkup do të mirëpret Moldavinë, që tre ditë më vonë të luaj në transfertë kundër Gjeorgjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat