Trajneri Deshamps e lë Mbappen jashtë listës së Francës

Futboll

Trajneri Deshamps e lë Mbappen jashtë listës së Francës

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 14:02
Mbappe

Franca do të jetë pa kapitenin e saj Kylian Mbappe për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të planifikuara në ditët në vijim, kundër Izraelit dhe Belgjikës.

Këtë e ka bërë të ditur L’Équipe, duke sqaruar se Didie Deshamps do ta konfirmojë në orën 14:00, kur do të shpallë listën e lojtarëve të thirrur dhe do të mbajë konferencën e zakonshme për shtyp.

Vendimi është marrë në marrëveshje me lojtarin dhe Real Madridin.

Kombëtarja franceze dëshiron t’i japë pak pushim sulmuesit, i cili ndër të tjera po rikuperohet nga një dëmtim i vogël në kofshën e majtë të pësuar më 24 shtator kundër Alavesh.

Mbape humbi derbin kundër Atletikos fundjavën e kaluar dhe u kthye në aksion mbrëmë në Champions kundër Lilë

Sipas të gjitha gjasave, ai nuk duhet të luajë as kundër Vijaarrealit fundjavën e ardhshme për të mbrojtur veten nga dëmtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat