Mbrojtësi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

Futboll

Mbrojtësi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 14:05
Hysaj, Xhaka, Kaçe dhe Lenjani

Ermir Lenjani nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi 35-vjeçar ka vendosur që të tërhiqet nga kuqezinjtë, për t’u lënë rrugën e hapur lojtarëve të rinj.

Lenjani ka qenë pjesë e Kombëtares për plot 10  vite, duke marrë pjesë dhe qenë protagonist në një kompeticion presitigjioz dhe historik për Shqipërinë, siç ishte Euro 2016.

Në 44 ndeshje si kuqezi, mbrojtësi i krahut të majtë ka shënuar 5 gola.

Teksa kujtojmë, që debutimin e tij me fanellën e Kombëtares shqiptare, 35-vjeçari e ka bërë më 15 nëntor të vitit 2013.

Lajmin për tërheqjen nga Kombëtarja, e ka bërë të ditur vetë futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat