Bujar Neziri: Nuk e kemi pritur një debutim kaq të suksesshëm 

Futboll

Bujar Neziri: Nuk e kemi pritur një debutim kaq të suksesshëm 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 tetor 2024 Në ora: 14:26
Bujar Neziri

Kosova e Dusseldorfit është hit i edicionit në Landesliga, duke udhëhequr kreun me 20 pikë, 6 fitore e 2 barazime, pa humbje.

Skuadra kuqezi ka tre pikë më shumë se pozita e dytë, VfL Jüchen-Garzweiler (një ndeshje më pak). 

Holzheimer SG 1920 është rival i radhës i skuadrës shqiptare. 

Ballafaqimi luhet sot në orën 15.00 ku Kosova është mikpritëse.

Skuadra rivale renditet në vend të nëntë me 10 pikë të fituara.

Bujar Neziri, president i FC Kosova, në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, flet për ecurinë e ekipit dhe a ka gjasa që të janë në Oberliga në edicionin e ardhshëm.

“Bota sot”: Kosova e Dusseldorfit kryeson renditjen në Landesliga. A mendoni se keni tejkaluar pritshmëritë? 

Bujar Neziri: Unë mendoj se ekip është mirë i renditur.

Ne si kryesi dhe staf nuk e kemi pritur një debutim kaq të suksesshëm. Jemi mirë në tabelë. Shpresojmë që të vazhdojmë tutje kështu.

Sot kemi lojë shumë më rëndësi, meqenëse ata janë top favorit për me kalu një ligë më lart. Ta shohim si po shkon rrjedha e kampionatit.

Pas 4-5 xhiro dihet se kush do të luftojë për titull, kush për mes dhe për fund të tabelës. 

“Bota sot”: Si e sheh vazhdimin e garave, cilët janë konkurrentët për kreun e tabelës?

Bujar Neziri: Siç shihet janë ekipet VfL Jüchen-Garzweiler e Remscheid.

Me këtë të fundit kemi pas lojë direkte. Kjo lojë sot që është, ky ekip u pa si top favorit për kreun e tabelës.

“Bota sot”: A i duhen përforcime skuadrës?

Bujar Neziri: Ne kemi mëndu për përforcime nëse në fund sezonit jemi diku në kreun e tabelës.

Fokusohem për sezonin e ardhshëm  për tre lojtarë, një sulmues, mesfushor dhe qendërmbrojtës, nëse mendojmë të kalojmë një ligë më lartë.

Nëse  do të na jepet mundësia pse mos të kalojmë më lart.

“Bota sot”: Si e sheh Landesligen?

Bujar Neziri: Luhet futboll më cilësor. Referimi më nivel.

Në ligën më poshtë nuk ka kushte për referim, në këtë ligë është e domosdoshme tre referë dhe një delegat. Referimi është shumë më i mirë, futbolli më cilësorë, ekipet më të mira e të përgatitura fizikisht.

Nuk luhet futboll si ligat më poshtë që mbyllen në 16-sh dhe tanë kohën duhet më sulmuar.

Nëse ne kalojmë në Oberliga, është futboll edhe më cilësorë.

“Bota sot”: Çka iu duhet më shumë për Oberliga nëse futeni në këtë rang garave?

Bujar Neziri: Domosdoshmërisht një mesfushor dhe një qendërsulmues, ndërsa me tjera reparte jemi mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat