Mbrëmjen e sotme do të luhen disa ndeshje interesante që janë të vlefshme për Europa League.
Ekipe si Tottenhamm Lazio, Roma, Manchester United apo Lyon do të zbresin në fushën e lojës.
Jo vetëm kaq pasi vëmendjen do ta marrin edhe lojtarët shqiptarë si Xhixha që luan me Qarabag,
Rangers i Nedim Bajramit apo Besiktas i Ernest Muçit dhe Milot Rashicës. 9 takime do të luhen në orën 18:45 dhe 9 takime të tjera në orën 21:00.