Kosova U15 fiton ndaj Gjibraltarit pas penalltive 

Futboll

Kosova U15 fiton ndaj Gjibraltarit pas penalltive 

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 15:10
Kosova U15

Pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Estonisë me rezultat 2:1,

Kombëtarja e Kosovës U15, e drejtuar nga trajneri Ilir Nallbani, ka shënuar fitoren e radhës në turneun “UEFA Development” që po zhvillohet në Maltë.

Në përballjen e dytë, Dardanët e rinj triumfuan ndaj Gjibraltarit pas serisë së penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi pa gola (0:0).

Ndeshja u karakterizua me përpjekje të shumta të futbollistëve tanë për të gjetur rrugën e golit, por që hasën në një lojë të kujdesshme dhe me mbrojtje të mirëorganizuar nga ekipi i Gjibraltarit. Kjo bëri që 90 minutat e këtij dueli të mos japin gola.

Në serinë e penalltive, Dardanët u treguan më të saktë, duke triumfuar me rezultat 4:3. Kjo fitore e rëndësishme i sjell djelmoshave të Kombëtares U15 një motivim të madh për sfidën e fundit në këtë turne, kundër nikoqirit, Maltës, pas tre ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat