Reagon Bremer

Futboll

Reagon Bremer

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 15:19
Gleison Bremer

Gleison Bremer, pak minuta pas njoftimit për shtyp të Juventusit për dëmtimin e tij në gju, komentoi lajmin e trishtë për të, por edhe botën bardhezi, si vijon në rrjetet sociale: “Është e vështirë të gjesh fjalët në këtë moment të vështirë, fatkeqësisht rezultati i testeve mjekësore ishte më i keqi.

Është një sfidë që dua ta përballoj me të njëjtin motivim si gjithmonë.

Do të jetë një mundësi për t’u rritur, përmirësuar dhe rikthyer më i fortë. Tani kam një rikuperim të gjatë përpara, por mbështetja ime nuk do të mungojë për ekipin dhe shokët e skuadrës. Forca Juventus! Gjithmonë me ju. Fino Alla Fine”.

Diagnoza – “Unë jam me ju, sot edhe më shumë. Do të ktheheni më i fortë se më parë. Fenomen 100%. I love you”. Kështu, shoku i skuadrës Niccolò Fagioli donte ta mbështeste bashkëlojtarin Gleison Bremer, pas verdiktit shumë të ashpër të ekzaminimeve mjekësore të mëngjesit të së enjtes.

Ky ishte njoftimi për shtyp i klubit bardhezi, që konfirmonte mbylljen e sezonit këtu të mbrojtësit btazilian, liderit të padiskutueshëm të prapavijës së skuadrës së Thiago Motta: “Këtë mëngjes, Gleison Bremer dhe Nico Gonzalez iu nënshtruan testeve diagnostike në ‘J|medical’, të cilat evidentuan: për të parin një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar anterior të gjurit të majtë, ndërsa për të dytin një lezion të shkallës së ulët të rektusit femoris të kofshës së djathtë. Bremer do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim”.

Një lajm shumë i keq ky për Juventusin, që humbet lojtarin kryesor të mbrojtjes deri në fund të sezonit. Bremer u largua herët nga fusha, në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve kundër Leipzig, i dëmtuar dhe me dhimbje të dukshme. Ai pritet të jetë jashtë fushave për të paktën 6 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat