“Nuk mbeta i pakënaqur nga Milani, sidomos në pjesën e dytë.
Në fund mendoj se barazimi ndaj Bayer Leverkusen do të ishte më i drejtë.
Të paktën një barazim”. Ky është mendimi i Oliver Bierhoff për performancën e kuqezinjve në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve, ku dolën të mundur nga “strofulla” e kampionëve të Gjermanisë.
“Skuadra e Xabi Alonso fitoi Bundesligën e fundit me një diferencë të madhe pikësh dhe barazoi kundër Bayernit në Mynih të shtunën.
Cilido do të ketë vështirësi kur të përballet me këtë ekip, i cili e zotëron shumë topin dhe ka lojtarë cilësorë, – kujton ish-sulmuesi gjerman për “Gazzetta dello Sport”.
– Në pjesën e parë, Milani ishte paksa i kujdesshëm dhe i frikësuar. Për mendimin tim duhej ta shfrytëzonte më shumë kundërsulmin, sepse hapësirat ishin aty, edhe pse u detyrua të kishte një qendër graviteti më të ulët se zakonisht. Nga presingu dhe driblimi i kundërshtarit ekzistonte mundësia për të krijuar rreziqe më të mëdha”.