Premtimi i Sakës

Futboll

Premtimi i Sakës

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 15:26
Bukajo Saka

Bukajo Saka është i bindur se ky do të jetë sezoni që Arsenali do të mposhtë Mançester Sitin për të fituar titullin e Premier Ligës.

Sulmuesi i Artetës e tha diçka të tillë pas fitores 2-0 të Arsenalit në Ligën e Kampioneve kundër PSG-së në “Emirates”. Kapiteni i Arsenalit, dyfishoi avantazhin e vendësve me 10 minuta të mbetura nga pjesa e parë, pasi Kai Haverc shënoi me kokë golin e parë.

Arsenali ka përfunduar në vend të dytë pas skuadrës së Pep Guardiolës për dy sezonet e fundit, por kur u pyet nëse “Topçinjtë” janë gati për të fituar titullin e tyre të parë në kampionat që nga viti 2004, Saka, duke folur në “CBS”, u përgjigj: “Unë nuk dua të bëj gjithashtu shumë presion mbi ne, por mendoj se ky është viti.

Ne kemi qenë afër dy vitet e fundit dhe po afrohemi më shumë, por, po, shpresojmë se ky do të jetë viti. Kam shumë uri brenda meje. Në vitet e mëparshme kemi përfunduar të dytët, por fryma brenda meje më thotë se dua të fitoj këtë sezon dhe besoj shumë në veten time. Kur po flisja me djemtë në takimin e skuadrës para ndeshjes, u sigurova që të thosha: ‘

Sot duhet të bëjmë një dëshmi të madhe’. Kur kemi luajtur në Evropë kundër skuadrave të mëdha, nuk kemi treguar gjithmonë cilësitë tona të plota dhe standardet tona të zakonshme, por këtë e treguam në shtëpi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat