Mbappe theu një rekord ndaj Lille, por negativ

Futboll

Mbappe theu një rekord ndaj Lille, por negativ

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 15:57
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe është rikthyer nga një lëndim që bëri ta humbas ndeshjen derbi me Atletico Madridin në fundjavë në barazimin 1-1 të Real Madridit.

Megjithatë francezi është rikthyer dhe u inkuadrua në Ligën e Kampionëve nga banka rezervë.

Por, Kylian Mbappe kaloi një natë të vështirë teksa Real Madrid humbi 1-0 nga Lille në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mbappe nuk arriti të regjistrojë asnjë goditje të vetme gjatë lojës, duke shënuar herën e parë që ndodhi që kur ai iu bashkua klubit këtë sezon.

Sulmuesi francez së fundmi u kthye nga një dëmtim i marrë kundër Alaves javën e kaluar. Ai humbi ndeshjen e Real Madridit kundër Atletico Madridit, por hyri si zëvendësues kundër Lille.

Jonathan David shënoi golin e vetëm të ndeshjes nga pika e bardhë në kohën e fundit të pjesës së parë.

Real Madridi mbetet me tre pikë, duke u renditur në vendin e 17-të në grup, ndërsa Lille gjithashtu kalon në tre pikë, por aktualisht ndodhet në vendin e 19-të..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat