Janë zbuluar sot zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshjen kryesore të kësaj fundjavë, atë mes Llapit dhe Ballkanit, e cila do të luhet të dielën, do të drejtojë gjyqtari kryesor, Valon Bajgora.
Ndërkaq, Derbin e Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit do ta drejtojë referi kryesor, Mervan Bejtullahu.
Një tjetër ndeshje mjaft interesante mes dy ekipeve që e nisën mjaft mirë sezonin e ri, Suhareka dhe Malisheva do të drejtohet nga njëri prej referëve më të mirë të futbollit kosovar, Genc Nuza, i cili do të jetë kryesor.
Xhiroja e tetë do të hapet nesër me duelin mes Ferizajt dhe Dukagjinit, që do të udhëhiqet nga referi kryesor, Mentor Ajeti, kurse sfidën mes Prishtinës dhe Feronikelit 74 do ta drejtojë Ilir Mehmeti.
Një ndeshje do të luhet të premten, dy të shtunën e dy të dielën.