Llapi - Ballkani, derbi i javës

Futboll

Llapi - Ballkani, derbi i javës

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 16:01
Ndeshjet

Xhiroja e tetë e Superligës së futbollit do të sjellë ndeshje interesante.

Pa dyshim, dueli kryesor i fundjavës do të jetë ai mes Llapit dhe Ballkanit.

Dy kandidatët për titull të kampionit do të përballen mes vete të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në ndeshjen që do të nisë në orën 15:00.

Të dy skuadrat po gëzojnë formë të mirë dhe pritet një ndeshje spektakli.

E kjo xhiro do të nisë të premten, më saktësisht nesër, me duelin mes Ferizajt e Dukagjinit.

Dy ekipet kanë shumë nevojë për pikë pasi gjenden në pjesën e poshtme të tabelës.

E shtuna do të jetë e rezervuar për “Derbin e Anamoravës”, ku në stadiumin me bar artificial do të ballafaqohen Drita dhe Gjilani.

Prishtina do t’i bëjë konak ekipit të pafuqishëm në këtë edicion, Feronikeli 74, kurse Suhareka dhe Malisheva do të ballafaqohen në një tjetër sfidë interesante mes ekipeve që e kanë nisur mjaft mirë sezonin 2024/25.

Pra, një ndeshje do të luhet të premten, dy të shtunën e dy të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat