Gjura, talenti shqiptar që po rritet te SCR Altach në Austri

Futboll

Gjura, talenti shqiptar që po rritet te SCR Altach në Austri

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 16:11
Luis Gjura

 Në klubin austriak të futbollit, SCR Altach, po rritet talenti shqiptar, Luis Gjura, i cili aktualisht është 10 vjeçar.

Djaloshi shqiptar është me prejardhje nga Veleshta e Strugës, dhe aktualisht luan si sulmues te ekipi i Altach U11.

Ai është i lindur më 31 tetor 2014. Karrierën e ka nisur te FC Montlingen, ndërsa më pas është transferuar në shkollën private të futbollit, Swiss Football Future me seli në Oberriet të kantonit të St. Gallen në Zvicër, me pronar Adnan Islami, ish lojtar i Bashkimit të Kumanovës e KEK-ut të Kosovës.

“Luis Gjura pritet që në të ardhmen të jetë një sulmues klasi, bazuar në potencialin e tij, e që shpresat janë që këtë potencial ai ta shfrytëzojë. Ai luan në pozitën e sulmuesit dhe shuton me të dyja këmbët. Nuk falë para portës kundërshtare”, thotë ish - trajneri i tij Adnan Islami.

Klubi që preferon Gjura është Real Madridi, ndërsa Mbappe është lojtari që ka dëshirë t’i ngjajë kur të rritet.

Është herët që të tërhiqen paralele të tilla, por sigurisht se për një djalosh me origjinë nga Veleshta e Strugës shpresojmë që të prek nivelet e francezit.

Poashtu, ëndërr e Gjurës është që të kur të rritet të vesh fanellën kuqezi të Kombëtares shqiptare.

Luis Gjura është emri për t’u mbajtur mend, futbollisti që ka potencial të prek majat botërore të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat