Kadetët e FC Shkupi-Gjenerata 2007 i ka shkaktuar humbje të thellë Bellasicës U18 me rezultat hendbolli prej 16-0, në ndeshjen e vlefshme të javës së 5-të të Super Ligës së RMV-së për kadet,.
Ndeshja është luajtur dje në stadiumin e lagjës Butel në Shkup. Serinë e golave e nisi Eldin Ramani për të vazhduar me poker Riol Hasani, ndërsa Ariton Memedi realizoi tregolësh, Nijazi Nuhiu, Kadri Bruti dhe Fisnik Lamallari shënuan nga dy gola, dhe Sudjes Cajani e Besnik Ibrahimi nga një gol.
Kjo mund të jetë edhe fitorja më e thellë në historinë e Superligës për kadetë.
Shkupi edhe javën e kaluar e deklasoi Pobedën në Prilep me rezultat tenisi 0-6, që do të thotë djelmoshat e trajnerit Alisa Vishi kanë treguar formë të lartë dhe efikasitet të madh në ndeshjet e fundit.
“Sa më e madhë fitorja, aq më e madhe lumturija e fitores”. Fc.Shkupi 16:0 Fc Bellasica gjithmonë me rekorde të reja…..”, deklaroi trajneri Alisa Vishi.
Pas javës së pestë, të jashtëzakonshme që u luajt dje, Shkupi U18 me 12 pikë renditet I dyti në tabelë, menjëherë pas Pelisterit që ka një pikë më shumë.
Mos të harrojmë se kjo gjeneratë e FC Shkupi sezonin e kaluar janë shpallur kampion në konkurrencën e pionierëve, ndërsa sivjet do të jenë konkurentë për titullin e kampionit në Superligën e kadetëve për sezonin 2024/2025.