Lewandovwki i pandalshëm, polaku i bashkohet Lionel Messit

Futboll

Lewandovwki i pandalshëm, polaku i bashkohet Lionel Messit

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 16:34
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski nuk lodhet së shënuari.

Dhe të gjithë ata që mendonin se ai duhej të largohej nga Barcelona në verë, u fol për një transferim të tij në Arabinë Saudite, me siguri që tani duhet të jenë bërë penduar.

Polaku është golashënuesi më i mirë në La Liga deri më tani, ndërkohë, që ai është kthyer me dy gola edhe në Ligën e Kampioneve.

Ndonëse vitet ikin, ai nuk ka humbur instinktet e tij dhe kundër Jang Bojs arriti të shënonte një dygolësh që ndihmoi Barcelonën në fitoren 5- 0. Kanë qenë pikërisht dy golat e shënuar të martën në mbrëmje në “Montjuiç” që e kanë ndihmuar polakun që të arrijë një rekord që mbahej nga Lionel Mesi.

Robert Levandovski është barazuar me yllin argjentinas si lojtari me mesataren më të lartë të golave në historinë e Ligës së Kampioneve nga të gjithë ata që kanë shënuar të paktën 50 gola. “Vrasësi” polak dhe ylli argjentinas kryesojnë këtë statistikë me një mesatare prej 0.79 gola për ndeshje. Pas të dyve janë portugezi Kristiano Ronaldo (0.77), holandezi Rud van Nistelroj (0.77) dhe francezi Karim Benzema (0.59). Përveç kësaj, sulmuesi i Barcelonës është gjithashtu në vendin e dytë në podiumin e lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola në Champions League që kur mbushën 30 vjeç.

Me dygolëshin ndaj Jang Bojs, sulmuesi i Barçës ka shënuar 51 gola që kur mbushi 30 vjeç dhe përpara tij është vetëm Kristiano Ronaldo, i cili ka shënuar 68 gola pasi i mbushi të tridhjetat. Në lidhje me Barcelonë, sulmuesi i kombëtares polake ka shënuar tashmë në 50 nga 105 ndeshjet që ka luajtur për Barçën.

Sipas të dhënave të “Be Soccer Pro”, vetëm pesë futbollistë kanë shënuar në më shumë duele se ai me ekipin katalanas, mbi moshën 30-vjeçare. Këta pesë futbollistë janë, natyrisht, argjentinasi Leo Mesi (110 ndeshje me fanellën e Barçës, duke filluar nga mosha 30 vjeç), uruguaiani Luis Suarez (75), spanjolli Çezar Rodrigez (59), Enrike Kastro (54) dhe hungarezi Sandor Koçish (52).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat