Vajadolid dhe Real Sociedadi i hapin rrugën rikthimit të Realit organet vendimarrëse të La Liga!
Real Madrid është rikthyer në organet vendimarrëse të La Liga. Klubi mbretërorë do të jetë pjesë e “Comisión Delegada” (Komisioni i Deleguar).
Për të qenë pjesë e këtij komisioni klubit madrilen i duhej mbështetja e dy klubeve. Real Sociedad dhe Vajadolid janë ofruar që të mbështesin Realin në këtë hap.
Pas disa vitesh mungesë, drejtuesit e Realit kanë kërkuar rikthimin në atë që është organi më i rëndësishëm i shoqatës së punëdhënësve të futbollit spanjoll.
Ka qenë një strategji e zakonshme vitet e fundit që ata të mos kandidojnë për poste, por tani kanë vendosur të rikthehen.