Vajadolid dhe Real Sociedadi i hapin rrugën rikthimit të Realit organet vendimarrës

Futboll

Vajadolid dhe Real Sociedadi i hapin rrugën rikthimit të Realit organet vendimarrës

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 16:35
Tebas e Perez

Vajadolid dhe Real Sociedadi i hapin rrugën rikthimit të Realit organet vendimarrëse të La Liga!

Real Madrid është rikthyer në organet vendimarrëse të La Liga. Klubi mbretërorë do të jetë pjesë e “Comisión Delegada” (Komisioni i Deleguar).

Për të qenë pjesë e këtij komisioni klubit madrilen i duhej mbështetja e dy klubeve. Real Sociedad dhe Vajadolid janë ofruar që të mbështesin Realin në këtë hap.

Pas disa vitesh mungesë, drejtuesit e Realit kanë kërkuar rikthimin në atë që është organi më i rëndësishëm i shoqatës së punëdhënësve të futbollit spanjoll.

Ka qenë një strategji e zakonshme vitet e fundit që ata të mos kandidojnë për poste, por tani kanë vendosur të rikthehen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat