Zbulohet biseda e Ancelotti me Mbappe në Champions League

Futboll

Zbulohet biseda e Ancelotti me Mbappe në Champions League

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 16:46
Mbappe e Ancelotti

Real Madridi dje dështoi në transfertën europiane kundër Lille në javën e dytë të Champions League. Madrilenët humbën 1-0 duke vuajtur gjatë gjithë ndeshjes për të gjetur rrugën e rrjetës.

Performanca e Los Blancos ishte poshtë mesatares.

Lojtarët dukeshin të pamotivuar për të luajtur. Ancelotti riskoi duke luajtur me Kylian Mbappe në pjesën e dytë.

Francezi sapo kishte kaluar një dëmtim dhe pritej të mungonte tri javë, por Ancelotti e ktheu në fushë pas një jave. Duket se italiani nuk ishte 100% i bindur.

Mediat spanjolle kanë zbuluar bisedën që Don Carlo bëri me sulmuesin pas pjesës së parë. “Më dëgjo me kujdes, Kylian! Nuk dua të rrezikoj shumë. Nëse ke shqetësime, më thuaj dhe je jashtë loje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat