El Clasico rikthehet në Dubai me legjendat e Barcelonës dhe Real Madridit

Futboll

El Clasico rikthehet në Dubai me legjendat e Barcelonës dhe Real Madridit

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 16:48
Pamje nga një ndeshje e viteve të kaluara

Kulmi i futbollit në shekullin 21 u arrit në vitet kur Barcelona dhe Real Madrid kaluan 4 sezone fenomenale, duke krijuar klasiken më të ndjekur në botë.

Ato vite, kryesisht 2009-2014 do të mbahen mend gjatë në historinë e këtij sporti. Një tjetër klasike po përgatitet të luhet në Katar.

Barcelona ka paralajmëruar një ndeshje speciale më 28 nëntor, një ditë para 125-vjetorit të klubit. Do të jetë ekipi i legjendave të Barcelonës kundër atyre të Los Blancos.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Khalifa në Al Rayyan, Katar. Do të jetë jo thjesht futboll, por edhe një festë e rëndësishme e jubileut të Barcelonës.

Kjo lloj sfide do të jetë takimi i tretë i Realit dhe Barcelonës.

Ndeshja e tyre e parë u luajt në vitin 2017, kur Barcelona fitoi 3-2. Në takimin e dytë, luajtur në vitin 2021, Real Madrid fitoi 3-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat