Përcaktohen stadiumet ku do të luhen ndeshjet

Futboll

Përcaktohen stadiumet ku do të luhen ndeshjet

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 17:20
Orari

Federata Shqiptare e Futbollit po përgatitet për organizimin e ndeshjeve kualifikuese të grupit të 3-të të raundit të parë të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17. Gjashtë ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Shqipëri, në datat 9,12 dhe 15 tetor dhe gjithçka do të organizohet nga FSHF nën mbikëqyrjen e UEFA-s.

Në këtë grup bën pjesë Kombëtarja shqiptare U-17, që drejtohet nga trajneri Andrea Tedesco si edhe përfaqësueset e Hollandës, Kroacisë dhe Ishujve Faroe. Pas dakordësimit me UEFA-n, janë vendosur edhe stadiumet dhe janë përcaktuar oraret kur do të luhen këto përballje.

Më 9 tetor do të luhen ndeshjet e para të grupit. Shqipëria do të zhvillojë takimin e parë në stadiumin “Air Albania” në ora 15:00, ndërsa sfida Hollandë – Ishujt Faroe do të luhet në ora 11:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Tre ditë më vonë, më 12 tetor do të luhen ndeshjet e dyta të grupit 3. Kuqezinjtë do të presin Hollandën në stadiumin kombëtar “Air Albania”, me sfidën e planifikuar të luhet në ora 15:00 ndërsa në ora 11:00 në “Shtëpinë e Futbollit” do të luhet ndeshja Kroaci – Ishujt Faroe.

Takimet e treta dhe të fundit të grupit do të luhen më 15 tetor në të njëjtën orë, 13:30. Sfida Ishujt Faroe – Shqipëri do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” ndërsa ndeshja Kroaci – Hollandë do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit”.

Finalet e këtij kompeticioni do të zhvillohen në Shqipëri në majin e vitit 2025, një ngjarje madhore që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA, teksa kanë nisur prej kohësh përgatitjet për mikpritjen e këtij eventi. Kombëtarja shqiptare është e kualifikuar automatikisht në finalet e këtij kompeticioni si vend pritës, ndërsa shtatë vendet e para të çdo grupi do t’i bashkangjiten skuadrës shqiptare në këto finale.

Grupi 3 – ndeshjet e raundit të parë të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17

Shqipëri – Kroaci, 9 tetor, ora 15:00, stadiumi “Air Albania”

Hollandë – Ishujt Faroe, 9 tetor, ora 11:00, stadiumi “Niko Dovana”

Shqipëri – Hollandë, 12 tetor, ora 15:00, stadiumi “Air Albania”

Kroaci – Ishujt Faroe, 12 tetor, ora 11:00, “Shtëpia e Futbollit”

Ishujt Faroe – Shqipëri , 15 tetor, ora 13:30, stadiumi “Egnatia Arena”

Kroaci – Hollandë, 15 tetor, ora 13:30, “Shtëpia e Futbollit”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat