Selektori i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka shpallur listën e futbollistëve për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.
Zvicra do të përballet me Serbinë (12 tetor në Leskovc) dhe Danimarkën (15 tetor në St. Gallen).
Mediumi serb “Veçernj Novosti” ka publikuar një titull cinik dhe duke atakuar Granit Xhakën”: “Provokatori shqiptar ‘i vetmuar’ sulmon Serbinë”.
Mediumi serb duket se e ka frikën nga kapiteni Granit Xhaka por që e ka arsyen sepse si në vitin 2019 si në vitin 2022, e eliminuan Serbinë nga Kampionati Botëror.
“Zvicerani do të drejtohet nga kapiteni Granit Xhaka, një urrejtës dhe provokator i dëshmuar i serbëve dhe në skuadër nuk është Xherdan Shaqiri, i cili vendosi t'i thotë lamtumirë të luajturit për kombëtaren zvicerane këtë verë”, shkarravit ky medium.