Dyshimi për të luajtur i dyshes Soler-Zharmuni, mund të sjellë ndryshime në ekip te Tirana kundër Teutës. Kështu, Shkëmbi duhet të mendojë nëse do të ndryshojë dhe do të kthehet me klasiken 4- 3-3 apo do të vazhdojë me 3-5-2.
Nëse kthehet me mbrojtjen katërshe, sakrifikohet një prej tre qendërmbrojtësve. Kjo do të thotë një mesfushor më shumë. Po kështu, do të shihet se kush do të aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në mesfushë, veç Jonuzit, Meta titullar, por edhe ndonjë surprizë e Shkëmbit.
Në sulm, Prengaj nuk ndryshon, ashtu si Zharmuni. Mbetet për t’u parë nëse Shkëmbi do të vazhdojë t’i besojë Abah, i cili ende nuk ka bërë asgjë, edhe pse pritet shumë prej tij. Dihet që porta është me tapi e Gentian Selmanit, i cili deri ka treguar siguri në katërkëndor. Tirana është skuadra e vetme në Kategorinë Superiore që nuk ka pësuar një humbje në shtatë javë.
Ekipi ia doli më në fund të merrte tri pikët. Prengaj ishte shënuesi i dy golave. Sulmuesi ngjitet në krah të Zharmunit dhe Ndrecës me nga dy gola në Kategorinë Superiore.