Bayern po përgatitet të bëjë blerjen e madhe dhe të shumëpritur në Gjermani. Uli Hoeness është njeriu i cili po nxit këtë transferim big, të komentuar prej vitesh.
I përzgjedhuri i bavarezëve është Florian Wirtz, aktualisht lojtar i Bayer Leverkusenit, rivalit kryesor në kampionat për Bayern.
Mesfushori ofensiv mund të luajë si sulmues i majtë, si trekuartist dhe si qendërsulmues. Ai i bën të gjitha. Vlera e tij aktuale është 100 mln euro, por Aspirinat kërkojnë 130 mln euro.
Për të ka interes edhe Real Madrid, por Bayern duket se është në avantazh për një arsye tipike. Kur një gjerman tregon se mund të bëhet lider, gjithmonë kalon në Mynih për t’u bërë yll botëror.