Real Madrid shënon një shifër negative

Futboll

Real Madrid shënon një shifër negative

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Real Madrid e ka nisur si mos më keq sezonin e ri futbollistik. Duket sikur Los Blancos është më dobët sesa sezoni i kaluar.

Rekordi i zi i vendosur dje nga ekipi madrilen kundër Lille është domethënës. Los Blancos u përball me një humbje zhgënjyese 1-0 në ndeshjen e dytë të Champions League.

Performanca e lojtarëve të Carlo Ancelotti ishte aq e dobët, saqë Mbappe nuk gjuajti asnjëherë në portë. Real Madrid ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet jashtë fushe këtë sezon, një shifër që nuk i shkon një klubi kaq të madh sa Mbretërorët.

Kjo shënon fillimin më të keq për Realin në ndeshjet në transfertë që nga sezoni 2018-2019, kur madrilenët pësuan tri humbje, morën një fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e para zyrtare në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat