Alparslan Erdem, trajner i ri i FC Shkupit

Futboll

Alparslan Erdem, trajner i ri i FC Shkupit

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 19:31
Pamje

Alparslan Erdem, trajner i ri i FC Shkupit!

Alparslan Erdem zyrtarisht është trajneri më i ri i FC Shkupit. Alparslan Erdem ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga Çairi.

Erdem gjatë karrierës së tij si futbollist, ai ka luajtur për disa ekipe të mëdha si Werder Bremen, Galatasaray, Gençlerbirliği, İstanbul Başakşehir dhe Fatih Karagümrük.

Në karrierën e tij si trajner, ai ka qenë ndihmësi i Francesco Farioli te Fatih Karagümrük gjatë sezonit 2021-2022, poashtu ndihmës trajner i Andrea Pirlo gjatë sezonit 2022-2023 në Fatih Karagümrük dhe më pas ka marrë drejtimin e ekipit si trajner kryesor në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat