Unai Emeri: Mund të arrijmë mes 8 skuadrave më të mira

Futboll

Unai Emeri: Mund të arrijmë mes 8 skuadrave më të mira

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 19:34
Unai Emeri

Trajneri i Aston Villa-s, Unai Emeri, ka ndarë mendimin e tij të sinqertë për fitoren 1-0 ndaj Bajern Munihut në Ligën e Kampionëve.

Spanjolli ka thënë se skuadra që ai udhëheq mund të arrijë deri në tetë skuadrat më të mira në Ligën e Kampionëve.

“Ne duam të jemi të qëndrueshëm në mënyrë që të luajmë rregullisht në Evropë.

Kemi luajtur shumë mirë, kemi fituar, ndoshta mund të futemi në tetëshen më të mire. Kundër skuadrave si këto është shumë e rëndësishme të jesh i fortë. Emiliano Martinez bëri një punë të mrekullueshme, duke bërë pritje të shkëlqyera.

Ne po punojmë me Duran. Aspekti më i rëndësishëm është qëndrimi i tij. Ai është gati të luajë 90, 60 ose 30 minuta. Ai është i fokusuar në çdo minutë të lojës. Sot kishim dy sulmues shumë të mirë. Ishte fantastike për të dhe për ekipin”, deklaroi Emery.

Pas dy ndeshjeve në fazën e ligës, Aston Villa ka gjashtë pikë dhe është në vendin e gjashtë në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat